Sot është ditëlindja e doktor Piperos, ja sa vjec mbush ai sot dhe dhurata që i bënë

Prej me shume se 2 muaj mjeku i mirënjohur pranë shërbimit Infektiv në QSU ‘Nënë Tereza’, Pëllumb Pipero dhe bashkë me kolegët e tij specialist ndodhen në vijën e parë gjate situates me COVID-19 ne sherbim te pacienteve te prekur.Por dita e sotme ishte pak me e vecanta, pasi mjeku Pipero ka festuar ditëlindjen. Dhe siç vihet re dhe nga foto-ja, ai ka marrë një surprizë shume te bukur pranë Spitalit Infektiv.

Mjeku duket me dy tufa me lule në duar, e ndersa mban ne dore edhe një çantë të vogël me një dhuratë. Doktor Pipero sot ka mbushur plot 65 vjec.

Doktor Pipero është pothuajse përditë pjesë e mediave, dhe e shohin ne ekrane me kenaqesi duke dhënë shume përgjigjie apo këshilla për qytetarët në këtë situatë të vështirë që ndodhemi për shkak të përhapjes së COVID-19

Britania e Madhe kërkon nga Serbia të ndal fushatën e ç’njohjeve ndaj Kosovës ose ..

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka përshëndetur bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi britanik thotë se përballja me coronavirusin duhet të jetë prioritet kryesor i qeverisë në detyrë apo qeverisë së re në Kosovë.

Ai thotë se në këtë kohë krize nuk ka vend për manovra politike por duhet një bashkëpunim i brendshëm dhe i jashtëm për luftimin e COVID-19.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thotë se pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë palët duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe të ketë vendime të shpejta në mënyrë që qeveria në detyrë apo ndonjë qeveri e re të merr masat e duhura kundër COVID-19.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka përmendur edhe donacionin e Serbisë me teste për COVID-19 për Kosovën.

“Mirëpresim mbështetjen e ofruar nga Serbia dhe nga të gjithë të tjerët për Task Forcën e krijuar në Kosovë për luftimin e COVID-19, me pajisje të ndryshme dhe shpresojmë se kjo do të jep frytet e veta. Kemi parë shembuj të ndryshëm që komunitete të ndryshme kanë bashkëpunuar për luftimin e COVID-19. Në mirëpresim bashkëpunimin e ministrit të Kthimit dhe atij të Shëndetësisë në komunat veriore [të Kosovës] në mbrojtjen e komunitetit serb atje”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit thotë se këto janë themele të mira në bashkëpunimet a ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Falënderoj edhe Ministritë e Shëndetësisë në Kosovë dhe Serbi në kuptimin që ministrat përkatës janë koordinuar për veprimet në luftë ndaj COVID-19. Falënderoj edhe ministrin e Punëve të Jashtme që ka mundësuar këtë bashkëpunim”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka mirëpritur heqjen e tarifës nga Kosova me 1 prill duke kërkuar edhe nga Serbia të reagojë.

“Ne presim nga Serbia që të ndalë fushatën e ç’njohjeve dhe besojmë se barrierat e tilla tregtare tarifore dhe jotarifore mund të largohen me dialog teknik dhe inkurajojmë palët për të shfrytëzuar këtë momentum”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka përshëndetur edhe progresin që ka bërë Gjykata Speciale në “zbardhjen e krimeve të ndryshme”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe ka përshëndetur institucionet e Kosovës për ngritjen e aktakuzës së parë që lidhet me dhunën seksuale në kohën e luftës.

Daut Haradinaj: Një pjesë e madhe e Vetëvendosjes dikur ishin anëtarë të SHIK’ut

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se përkundër se sot shumë anëtarë të Vetëvendosjes e akuzojnë dhe ofendojnë pafundësisht presidentin e Kosovës, shumica e tyre dikur ishin krah i djathtë i tij.

Ai ka treguar se si kur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ishte zgjedhur Avokat i Popullit, e kishte votuar edhe ai në Kuvend, ngase votën për të e kishin kërkuar ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-ministri Hajredin Kuçi.

“Unë kam qenë në opozitë, kur zoti Kurti ma pat kërkuar votën që dikush i VV-se me u bë Avokati i Popullit. Votën ma kanë lypë Hashim Thaçi e Hajredin Kuçi për Sami Kurteshin. Unë ia kam dhënë votën bllanko për shkak të respektit ndaj familjes së tij”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai ka thënë po ashtu se një pjesë e madhe e strukturave të VV-së kanë dalë nga SHIK-u e PDK-ja. “Një pjesë shumë e madhe e Vetëvendosjes kanë qenë SHIK”.

“Kur kam dalë prej burgut, shumica e këtyre kanë qenë PDK, krahu i djathtë i Hashim Thaçit. Tash e shajnë. Po kadal se nuk shkon kështu. Shumica dërmuese e strukturave të Vetëvendosjes kanë qenë në PDK. Kisha dashtë që ata me qenë patriotë deri në fund. Të bardhës të bardhë, të zezës të zezë”, ka thënë Haradinaj.

E FUNDIT / Zhduket Kim Jong Un, shërbimet sekrete amerikane zbulojnë çfarë po ndodh me të

Koreja e Veriut por edhe bota e shqetësuar për gjendjen e Kim Jong Un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është duke luftuar për jetën. Shërbimi Sekret amerikan, i cili po monitoron nga afër vendin aziatik, ka zbuluar se Kim i është nënshtruar një operacioni të rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.

Kim Jong Un ka munguar në ditëlindjen e gjyshit të tij disa ditë më parë, më 15 Prill dhe mungesa e tij nga ka ngritur pyetje. Kim u shfaq për herë të fundit në mediet shtetërore të Koresë së Veriut më 11 Prill.

Zyrtarët e Koresë së Veriut e kanë mohuar këtë lajm, por sërish lideri i tyre nuk është shfaqur.

Fakti që Koreja e Veriut mban një arsenal bërthamor dhe ka më shumë ekstremistë sesa Kim, ka shkaktuar alarm në shërbimet sekrete amerikane dhe rrjedhimisht në të gjithë botën, duke pasur parasysh mundësinë e marrjes në dorëzim të regjimit nga disa persona që dëshpërimisht e dëshirojnë të.

Gjithashtu gjendja e Kim Jong un ka shqetësuar zyrtarët amerikanë për marrëdhëniet e SHBA dhe Koresë së Jugut me atë të Veriut, thonë burimet CNN.

Të hënën, Presidenti Donald Trump tha që të dy vendet kanë një “marrëdhënie të shkëlqyeshme”, por shtoi se ai dëshiron që ata të paguajnë më shumë për praninë e SHBA në vend. Të dy vendet kanë humbur afate të shumta për negociatat. Dhe tani negociatat brenda personave janë penguar për shkak të pandemisë koronavirus.

“Ja dokumenti për ta g.oditur Vjosa Osmanin dhe LDK-në”, paralajmërohet partia e re nga Osmani me 9 deputetë të LDK-së

Ish deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, në një postim në Facebook ka paralajmëruar se po zhvillohet një fushatë për ta goditur Vjosa Osmanin.Sipas tij, ekziston një person i cili quhet Kujtim Kurti, që sipas Zekës, është punëtor i shërbimit serb.Zeka thekson se pikërisht ky person nxorri propagandën që u rrëzua qeveria, ndërsa tash po përgatitet për Vjosa Osmanin.

Postimi i tij i plotë:

Si po e perdore sherbimi rusoserb agjentin e tyre ne Holande?!

Pad dokumentit per gjoja “ndarje te Kosoves” ja dokumenti per ta goditur Vjosa Osmanin dhe LDK-ne

Kujtim Kurti, ish punetor i Komunes te Prizrenit, ish perkthyes per KFOR-in gjerman, punetor defakto i sherbimit sekret serb, tani me vendbanim ne Holand, i veshur me petkun e nje pronari te nje agjencie turistike, ka dale diteve te fundit me “analiza”, dokumenta “secrete”, te cilat i nenshkruan ne funde si ASS ( Sherbimi secret Shqipetar)!

Marrite e tije, besohen nga shume qytetare te thjeshte, deri tek krere politik shqipetar te Kosoves. Ky eshte rasti identik sikurse me Sh. K nga Malisheva, i cili kishte arritur t ‘ i mashtronte te pakten dy kryetare te partive politike, po dhe disa individ brenda ambasades te Suedise.

Tash, ky Kujtimi, (per dallim prej te parit, qe ishte profiter dhe mashtrues per pare, bashke me disa amerikan) po prodhon dokumenta, te cilat po shkaktojne deme kolosale ne shoqerine shqipetare. Dokumenti pare ishte fatal per rrezimin e qeverise, dokumnti i dyte eshte per Vjosa Osmanin!

LDK nuk fshihet më — Haziri: Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë (VIDEO)

Lutfi Haziri nënkryetar nga LDK gjatë një paraqitje televizive deklaroi se është e natyrshme që Kosova duhet të jap diçka në dialog me Serbinë e që pritët ta vazhdojë qeveria e re që po e synon LDK.

Haziri më tutje shtoi se edhe pse LDK doli e dyta në zgjedhje dhe me Kushtetutë nuk i takon mandatari ajo do ta bëjë qeverinë.

Kujtojm se Haziri më herë kishte mbështetur propozimin e Thaçit për marrjen e Luginës së Preveshës dhe dhënien e disa komunave në veri të Kosovës.

https://www.facebook.com/watch/?v=280681979606327

Nuk do ta besoni se kush vd iq ne keto momente nga Koronavirusi

Mark Blum, një aktor veteran i personazheve, i cili luajti në filmat “Desperately Seeking Susan” dhe “Crocodile Dundee”, si dhe serinë e fundit televizive “You”, ka vdekur për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ai ishte 69 vjeç.
Ndërmarrja e teatrit në New York Playwrights Horizons fillimisht njoftoi për lajmin, pastaj nënkryetari ekzekutiv i SAG-AFTRA Rebecca Damon konfirmoi që Blum ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Përfaqësuesit për Blum gjithashtu konfirmuan lajmet në TheWrap, transmeton Indeksonline.

Blum ishte gjithashtu pjesë e bashkësisë së teatrit në Neë York, pasi kishte fituar një çmim Obie për performancën e tij në prodhimin e Playërights Horizons të një shfaqje nga Albert Innaurato, “Gus dhe Al”. Ai është shfaqur gjithashtu në Broadway në filmin “Lost in Yonkers” të Neil Simon, “The Best Man” i Gore Vidal dhe më shumë.

Aktori me origjinë nga New Jersey, Blum fillimin e tij i pati në skenë në vitet 1970 para se të shkonte drejt filmit dhe televizionit, duke filluar me një rol në filmin e vitit 1983 “Lovesick”, i ndjekur nga një kthesë në “Shën Gjetkë” në 1984.

Në 1984, Blum luajti burrin e Rosanna Arquette në komedinë e vitit 1985 “Desperately Seeking Susan” së bashku me Arquette dhe Madonna. Ai gjithashtu pati një rol në “Crocodile Dundee”, si redaktor i gazetës në filmin me aktorn krysore Linda Kozlowski. Disa nga rolet e tij të tjera të filmit përfshijnë “Glass Shattered”, “Step Up 3D” dhe së fundmi “Coin Heist”.

Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë :Mu përmbys toka dhe nuk marr dot frymë..

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka humbur njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Malaj në një postim në Facebook ku shkruan se dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë.

Malaj ka falenderuar stafin e mjekëve të spitalit të Durrësit që u kujdesën për nënën e saj dhe njofton se trupi i pajetë do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë, pranë prindërve të vet.

Postimi i Malajt: “Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjte! As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bene të te them Lamtumirë o Nena Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, në trishtim dhe dhimbje të thellë!

Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë Karantine, do na provonte me kete dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër… Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë…

Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugtimit tend të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës.
… Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole…
Eh, o Nena Vita…

Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, ne ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin.

Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajses dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: “Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja”. Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijeve te tu, po edhe nipërve e mbesave te tu.

Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve!

Ndonese u lutem pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në kete periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty.
Do ta ndejmë mungesën tende, fjalet e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!
Në keto ditë, që ishin me të veshtirat e jetës sime, nuk gjej fjalë per te falenderuar miqtë dhe te afermit qe nuk rreshtën së pyetur për ty, shoqet dhe shokët e tu, të gjithë Policinë e Shtetit që ma lehtësojë mundësinë për të qenë pranë teje . Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët e Durresit, doktor Bilalin, Tanin, Eden, Ridin, Ajtanken, drejtoresh Dirin, po nje falenderim e mirenjohje te vecantë të gjithë personelir ndihmes mjeke e infermiere e sanitare të repartit te Reanimacionit, pa të ciët nuk do ia kisha dalë dot dhe nuk do ta kishim perballuar dot kete situatë…
Faleminderit Avni Cuni dhe mirënjohje për gjithçka ke bere për Nena Vitën, Faleminderit Ajtanka, Luli dhe Vera.
Sot e ndjej se rrugtimi yt do të jete drejt babit, që po të pret me krahë hapur për ta bere te lehtë portën per ne Parajsë… Ti ike dhe buzëqeshja jote t’u stampos në buzë… Ti ike dhe sytë i mbajte te Dritani, që edhe në çastin e fundit nuk ta lëshoi dorën dhe të ndenji te koka. Ti teksa përgatiteshe për të ikur, i shtrengoje dorën Veronikes mbesës tende te preferuar… Ti ike po mua me mbylle një derë të madhe dhe boshllekun tend nuk do ma zevendesoj njeri… Do me mungosh shumë o Ma!

Faleminderit të gjithëve dhe ju mirëkuptoj që të gjithë sot jeni shpirtërisht me të për ta përcjelle ne banesën e fundit, ndonëse e keni te pamundur nga situata ku ndodhemi!!
Ne fund.. per ty nuk ka fund.. qofsh e Parajsës dhe u prehsh në Paqe!!!

Të dua shumeeeeeeee o Mami im e shtrenjtë!! Dhe po të rrojë dhe kur të vd es, kujtimi yt, dashuria per ty do te jetë gjithnjë në pafundësi!
Se ti je dashuria pa kushte!

Bekuar qofsh dhe u prehsh në Paqe!

P. S: Nena Vita u nda nga jeta ne ora 01 të nates në daten 24 Prill 2020 dhe percjellja për në banesën e fundit do të behet në ora 15.00 per ne banesën e Sharres në Tiranê. Nisja bëhet nga Spitali i Durresit. Jeni te gjithë të mirëkuptuar që kjo ceremoni mortore për kushtet ku jemi te respektohet me prezencen tuaj shpirtërore . Zoti e bekoftë dhe e pranoftë për në Parajsë!”

Veliu: Do të vijë dita kur do të publikoj diçka të rëndësishme për Kurtin

Agim Veliu nga radhët e LDK’së pas mbledhjes ka folur për T7 ku tha se na e kemi vërtetuar se ai është një njeri mashtrues dhe se nuk ka guxim.

Ai tha se Kurti që nga fillimi ka pasur qëllime tjera.

“Unë i kom thënë që kjo formë e komunikimit nuk është në rregull. përgjigja e tij ka qenë, nuk ka qenë ndonjë përgjigje e qartë, ai sigurisht i ka pasur qëllime tjera që nga fillimi, unë jam tepër i lumtur që kam punur në këtë qeveri. në takimet që i kam pasur kokë me kokë me të, unë e kam vërtetuar që ai nuk ka guxim që të veprojë, ai është një mashtrues tipik do të vijë dita që do të publikoj diçka të rëndësishme. “, tha Veliu.

Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së është marrë vendim të inicohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, derisa mësohet se Lumir Abdixhiku ka abstenuar ndërsa Vjosa Osmani ka votuar kundër këtij vendimi.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Ka ndërruar jetë aktorja e njohur.

Aktorja e njohur, Shirley Knight ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.

Knight ndërroi jetë të Mërkurën në shtëpinë e së bijës në San Marcos, Teksas, sipas një postimi të gjatë në Facebook nga vajza e saj Kaitlin Hopkins.

Karriera e Knight e barti atë nga vendlindja e saj në Kansas në Hollywood dhe më pas në teatrin e New York dhe Londër dhe përsëri në Hollywood.

Ajo ishte e nominuar për dy Tonys, duke fituar një. Vitet e fundit, ajo pati një rol të përsëritur si Phyllis Van de Kamp (vjehrra e personazhit Marcia Cross) në shfaqjen afatgjatë të ABC, Desperate Housewives, duke fituar një nga shumë nominimet e saj Emmy.