Historiani zviceran: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta, Evropa i la qëllimisht mënjanë

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare(Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

Riatdhesimi/ Publikohen datat, oraret dhe vendet e fluturimeve të rradhës

Koronavirusi. Shumë shqiptarë janë kthyer në atdhe dhe udhëtimet vazhdojnë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka publikuar së fundmi orarin dhe vendin e riatdhesimeve të rradhës, në datat 14 Maj deri në 20 Maj. Udhëtimet do të jenë të mundura nga Stambolli, Milanoja, Zyrihu, Londra, Roma drejt Tiranës.

Udhëtimet kryhen me “Air Albania” dhe qytetarët duhet të prenotojnë fillimisht biletën sipas orareve të mëposhtme:

Datat 14-15 Maj:
14 Maj në orën 07:40-08:25 fluturimi Stamboll-Tiranë
14 Maj në orën 15:17:05 fluturimi Tiranë-Milano
14 Maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano-Tiranë
15 Maj në orën 07:15-08:40 fluturimi Tiranë-Romë
15 Maj në orën 09:50-11:15 fluturimi Romë-Tiranë
15 Maj në orën 15:00-17:05 fluturimi Tiranë-Milano
15 Maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano-Tiranë

Datat 16-18 Maj:
16 Maj në orën 12:00-14:30 fluturimi Tiranë-Frankfurt
16 Maj në orën 15:30-18:15 fluturimi Frankfurt-Tiranë
16 Maj në orën 15:30-18:15 fluturimi Frankfurt – Tiranë
17 Maj në orën 12:00-14:15 fluturimi Tiranë – Zyrih
17 Maj në orën 15:15-17:15 fluturimi Zyrih – Tiranë
18 Maj në orën 12:00-14:00 fluturimi Tiranë – Londër
18 Maj në orën 15:00-19:05 fluturimi Londër – Tiranë

Datat: 19-20 Maj
19 Maj në orën 12:00-14:45 fluturimi Tiranë – Paris
19 Maj në orën 15:45-18:15 fluturimi Paris – Tiranë
20 Maj në orën 07:15-08:40 fluturimi Tiranë – Romë
20 Maj në orën 09:50-11:15 fluturimi Romë – Tiranë
20 Maj në orën 15:00-17:05 fluturimi Tiranë – Milano
20 Maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano – Tiranë

Lajmi i madh nga Italia, ja cfare ndodhi në 24 orët e fundit, shënohen vetëm..

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane ne24 orët e fundit, ne te gjithe Italine janë regjistruar 99 humbje jete nga koronavirusi për një total prej 32,007

Ndersa numri i të shëruarve në Itali ishte 2150 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 127,326

Autoritetet italiane raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 452 raste të reja pozitiv për një total prej 225.886 që nga fillimi i pandemisë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 24 viktima dhe 175 raste të reja positive nga infeksioni i koronavirusit.

Bejtja: Si qytetar i Tiranës, për teatrin unë të vras

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja u përfshi në një debat në studion e emisionit Opinio me gazetarin Baton Haxhiu për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai u shpreh kundër vendimit për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe lexoi një qëndrim të 100 arkitektëve italianë.

“100 arktitektë italianë thonë kjo është një puën e njohur botërisht e përsosmërisht arkitektonike italiane e botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore si një nga shembujt e parë të bëra në europë të parafabrikateve të bëra në milano të montuara me patentë ekskluzive në 1938 në Tiranën e asaj kohe”, tha Bejtja.

Më pas ai theksoi se kjo për një qytetar të Tiraës është një çështje shumë e rëndësishme dhe për këtë mund edhe të vrasë.

Andi Bejtja – Baton mos hy te kjo fushë sepse ne mund të kemi mendime të kundërta por të vlerësoj si qytetar. Mos e bëj këtë gabim të mendosh si këta

Baton Haxhiu– Ça gabimi bëra?

Andi Bejtja – Të jesh pro shembjes së teatrit mos e bëj këtë gabim

Baton Haxhiu – Kush tha unë e thashë? Unë po them që po hyn në një temë shumë të rëndësishme

Armand Shkullaku – Batoni tha teatrin e kanë shemb aktorët

Andi Bejtja – Kjo për mua si qytetar i Tiranës ka shumë rëndësi edhe unë për këtë të vras, në mënyrë figurative. /Opinion.al

EDI RAMA: KUSH ËSHTË KY HAKI ABAZI SE NUK PO E NJOH?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e di kush është Haki Abazi, numri dy i qeverisë në detyrë të Kosovës.

Në një intervistë në Pressing të T7, kur i është kërkuar të komentojë një deklaratë të zv/kryeministrit të Kosovës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Rama ka pyetur drejtuesit e emisionit se kush është Haki Abazi.

“Kush është ky Haki Abazi se nuk po e njoh?”, ka pyetur Rama.

Rama ka thënë se të gjithë “këta që më sulmojnë mua janë ata që i kanë bërë vet të gjitha pisllëqet për të cilat më akuzojnë mua”.

Zëvendësi i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, e ka akuzuar Ramën për lidhje me oligarkët. Abazi ka deklaruar se Rama e rrëzoi Teatrin Kombëtar për “interes të oligarkëve”.

“Kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve- 1000 policë do të duhej ta ruanin teatrin jo ta bënin të mundur prishjen… edhe në kohë pandemie apo posaqërisht në kohë pandemie- ligështia nuk ka brinjë”, ka shkruar Abazi të dielën.

Pas një debati pothuajse dy vjeçar, Teatri Kombëtar i Shqipërisë u shemb me vendim të Qeverisë së Shqipërisë mesnatën e së shtunës.

Shembja e teatrit ka mllefosur shoqërinë civile dhe komunitetin e artistëve në Shqipëri. Ata kanë kundërshtuar prej kohësh rrënimin e Teatrit Kombëtar, me arsyetimin se ky objekt përfaqësonte kulturën shqiptare. /Insajderi.com

Madhështore, 80 mijë euro brenda emisionit, sigurohen paratë për Elian dhe Mirandën

Në një emision maratonë të mbajtur sonte nga Shqiptarët për Shqipëtarët në krye me Elvis Nacin dhe Sidrit Bejlerin dhe per nderë të Natës së Kadrit, falë bamirësve me zemër të madhe u siguruan shumat për dërgimin për shërim të Elias dhe Mirandës!

Dy raste që prekën shqiptarët, Elia dy javëshe që ka në rrezik jetën e Miranda 21 vjeq me Leukemi Akute

Lajmi i madh ishte që brenda emisionit Shqiptarët me zemër të madhe dhuruan shumat e duhura për tu dërguar në mjekim të dyja në shtetet e jashtme.

Ketu ishte emisioni i plotë:

Rama prezantoi projektin për Teatrin e ri në Tiranë

Rama prezantoi projektin për teatrin e ri në Tiranë Shembja e objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ditë më parë solli reagim të gjerë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Rrënimi i objektit të teatrit në kryeqytetin shqiptar, u shoqërua edhe me protesta të mëdha, ku pati arrestime dhe përplasje të forta me policinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka publikuar projektin e ri, se si do të duket objekti për teatrin e ri. dhe per fund shty pinii rek lamnat për të na ndihmuar financiarisht që ta mbajmë sa më mirë! Ai tha se projekt-ideja është konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. “Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”, shkroi Rama.

Kjo është puna që paguhet 400 MlJË dollarë dhe nuk pranonet nga askush

Një ishull verior i Zelandës së re, i quajtur Tokoroa zhvillon shpesh konkurse vjetore. Këtë vit i jepet shansi kir;urgëve të rinj të jetojnë këtë vend pune që ofron 400.000 dollarë.

Arsyeja pse askush nuk e pranon këtë punë është se do u duhet të punojnë gjithnjë në turnin e natës.Ky qytet është vetëm 1 orë larg nga qendrat e mëdha si Hamilton,Tauranga apo Taupo.Një ishull verior i Zelandës së re, i quajtur Tokoroa zhvillon shpesh konkurse vjetore. Këtë vit i jepet shansi kir;urgëve të rinj të jetojnë këtë vend pune që ofron 400.000 dollarë.

Arsyeja pse askush nuk e pranon këtë punë është se do u duhet të punojnë gjithnjë në turnin e natës.Ky qytet është vetëm 1 orë larg nga qendrat e mëdha si Hamilton,Tauranga apo Taupo.

Njohja me bashkëshortin në moshën 19 vjeçare, femijet dhe divorci i prinderve… Një rrëfim për jetën e Alketa Vejsiut

Nje nga moderatoret me te mira shqiptare e bukur e shkathet dhe virtuoze ajo eshte magjike ne skene sa dhe ne Sanremo la shenjat e saj si nje moderatore perfekte dhe shume e dashur.

Por Alekta eshte e martuar dhe ka nje familje ku jeta e saj eshte private.Familja eshte gjeja me e shtrenjte ne kete bote dhe ate duhet ta mbrosh nga cdo gje.

Alketa thote se dashuria për familjen qëndron mbi të gjitha të tjerat, sado i apasionuar të jesh dhe ketu ka te drejte. Ajo eshte nje nënë e përkushtuar dhe shume e dashur.

Ndersa per televizionin ajo thote se:“Televizioni është dashuria ime e madhe profesionale, por nuk ka asnjë të krahasuar me dashurinë e familjes.Familja eshte mbi te gjitha dhe un jam shume e perkushtuar ndaj saj.

Por marr shume keshilla nga familja kur dal ne ekran shpesh here vajza me keshillon.

Por un mundohem sa me shume qe femijet te mos merren shume me teknologjine.

Ndersa per bashkeshportin thote se e kam njohur shume e re.

“Fati më njohu me partnerin tim në moshë shumë të re. Isha vetëm 19 vjeçe e gjysmë kur e takova, dhe ishte dashuria e jetës sime. Marrëdhënia jonë është bërë më e bukur, më e fortë dhe më interesante tani që fëmijët janë një motiv shumë i madh oër të bërë projekte të bukura, për të jetuar momente të lumtura.

Shpresojm projekte te bukura dhe plot emocione nga Alketa Vejsiu.