U bë nënë për herë të parë, 29-vjeçarja vd es nga koronavirusi pa arritur të njihej me foshnjën

Një nënë e re ka ndërruar jetë vetëm pak ditë pasi solli në jetë djalin e saj.

Fozia Hanif, fatkeqësisht, pati mundësinë të shihte fëmijën e saj, vetëm nëpërmjet fotos. 29 vjeçarja, pasi lindi nuk pati mundësinë të mbante qoftë një herë në krahë foshnjën, pasi këtë periudhë po shmanget kontakti me fëmijët nga rreziku i infektimit. Fozia, e cila rezultoi pozitive ndaj Covid-19, u dërgua menjëherë në terapi intensive.

Bashkëshorti i saj,tregoi:

AJO ISHTE MË E LUMTUR SE KURRË, NË MOMENTIN QË INFERMIERËT I TREGUAN NË FOTO DJALIN TONË. NUK NDAHEJ DOT NGA FOTOJA DHE MEZI PRISTE TË RIKTHEHESHIM NË SHTËPI SI NJË FAMILJE. VITIN E KALUAR NE HUMBËM NJË VAJZË DHE ARDHJA E DJALIT NË JETË, ISHTE NJË BEKIM PËR NE. AJO REZULTOI POZITIVE PAK KOHË MË PARË, POR U LA TË QËNDRONTE NË SHTËPI PASI KISHTE SIMPTOMA TË BUTA. POR, PAK DITË MË VONË U PËRKEQËSUA DHE MJEKËT E VUNË DIREKT NË TERAPI INTENSIVE. VETËM 6 DITË PASI LINDI DJALI, FOZIA NDËRROI JETË. ËSHTË E TMERRSHME QË AJO NUK IA DOLI DOT, POR AKOMA MË E DHIMBSHME QË NUK ARRITI TË NJIHTE DJALIN E SAJ.

Biznesmeni i njohur shqiptar në New York humb betejën me Covid-19

Mbrëmjen e së mërkurës, 22 prill 2020, humbi jetën në luftë më Koronavirusin bashkatdhetari ynë Kujtim Zherka, një ndër biznesmenët e suksesshëm në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Kujtimi jetonte në New Jeresy.

Ai ishte një shembulli i shkëlqyer i shqiptaro amerikanit, njeri punëtor, krijues pasionont në fushën e ndërtim – shërbimeve, atdhetar i spikatur, patriot i përkushtuar në çështjen kombëtare, luftëtar i paepur për demokraci.

Kujtimi ishte një baba i përkushtuar dhe i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm për Vëllain dhe 7 motrat e tij, një shok dhe mik i rrallë. Kujtimi do t’i mungojë shumë komunitetit tonë, shkruan portalit “Plava e Gucia Sot”.

S’ka mandatar pa VV-në, profesori Smaka tregon zgjidhjen për formimin e Qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kandiduar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës, derisa janë pajtuar për formimin e Qeverisë me AAK-në, Nismën dhe komunitetet.
Kjo erdhi pas takimit të mbajtur nga presidenti i Kosovës me përfaqësuesit e partive, për të formuar një Qeveri të re, pas rrëzimit të Qeverisë me 25 mars, pas një mocioni të LDK-së, që ka qenë partner i koalicionit qeverisës.

Por, a duhet të formohet një qeveri e tillë tani?

Lidhur me këtë, profesori dhe një nga themeluesit e Kushtetutës, Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjidhja e vetme është mbetja në detyrë e Qeverisë, deri në formimin e qeverisë nga zgjedhjet dhe se kandidatin mund ta propozojë vetëm LVV dhe askush tjetër.

“Zgjidhja e vetme e drejtë është mbetja në detyrë e Qeverisë në dorëheqje deri në formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme ngase neni 95 par 5 nuk i referohet asaj nga se Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje as posti i tij nuk ka ngelur vakant. Edhe po të aplikohej dispozita e nenit 95 par.5 të Kushtetutës, kandidatin për mandatar ekskluzivisht mund të propozonte LVV pra asnjë parti politike tjetër“, ka thënë Smaka.

Sipas profesori, LVV nuk mund të tejkalohet për propozim të kandidatit për mandatar.

“Aq më parë kur për shkak të vakumit juridik të afatit për propozim të kandidatit për mandatar si dhe në vendin tonë dominojnë rrethana të jashtëzakonshme nga pandemia globale. Nuk mund të tejkalohet LVV për propozimit të kandidatit për mandatar sikundër të aplikohej neni 95 par 5 të Kushtetutës as të krijohet afati që mungon me konsultime, mendime, opinione por vetëm me amandament në procedurë legjislative“, ka deklaruar profesori Riza Smaka për “Bota sot”.

LAJMI I FUNDIT – Amerikanet japin paralajmrimin ne rast te protestave te dhunshme. Forcat Amerikane do te nderhyjne ne Kosove

Në një opinion të “Washington Times”, thuhet se trupat amerikanë nuk ndodhen në Kosovë për të mbrojtur vendin nga pushtuesit e huaj ose për të siguruar interesat jetike amerikane – por për t’i mbajtur vendasit të mos v.rasin njëri-tjetrin.

“Ashtu si një park fantazik i një kulti politik, një statujë me 3 metra, e Bill Klintonit në Bulevardin Bill Klinton, jo larg nga butiku i veshjeve Hillary. Një bust metalik i ish s.ekretares së shtetit të Presidentit Klinton, Madeleine Albright, ndodhet në parkun afër. Jashtë qytetit, afër një baze ushtarake amerikane, një rrugë prej 20 kilometrash mban emrin e djalit të ndjerë të Joe Biden. Një kongresmen nga Bronx, Eliot Engel, jo vetëm që mori bulevardin e tij, por fitoi fytyrën e tij në një pullë postare.

Kjo tingëllon si një shfaqje e çuditshme për The Sëamp, por është e vërtetë. Të gjitha u bënë të mundshme me 2 miliardë dollarë të parave të taksapaguesve amerikanë. Shtoni një faturë ekstra për trupat amerikane që ndodhen atje – jo për të mbrojtur vendin nga pushtuesit e huaj ose për të siguruar interesat jetike amerikane – por për t’i mbajtur vendasit të mos vr.asin njëri-tjetrin. Shfaqja “fr.eak” quhet Kosova. Kosova është një rrëmujë e pafund.

Provinca e zbërthyer në tokë ka vlera zero strategjike për Shtetet e Bashkuara. Më pak se gjysma e zonës së Vermontit, Kosova është shtëpi për një popullsi, pothuajse me madhësinë e Bronx. Aty ka pesë gjuhë zyrtare dhe dy alfabete. Tetëdhjetë përqind e të rinjve të saj nuk punojnë.

LAJMI I FUNDIT – Amerikanet japin paralajmrimin ne rast te protestave te dhu nshme. F.orcat Amerikane do te nderhyjne ne Kosove

Në një opinion të “Washington Times”, thuhet se trupat amerikanë nuk ndodhen në Kosovë për të mbrojtur vendin nga pushtuesit e huaj ose për të siguruar interesat jetike amerikane – por për t’i mbajtur vendasit të mos v.rasin njëri-tjetrin.

“Ashtu si një park fantazik i një kulti politik, një statujë me 3 metra, e Bill Klintonit në Bulevardin Bill Klinton, jo larg nga butiku i veshjeve Hillary. Një bust metalik i ish s.ekretares së shtetit të Presidentit Klinton, Madeleine Albright, ndodhet në parkun afër. Jashtë qytetit, afër një baze ushtarake amerikane, një rrugë prej 20 kilometrash mban emrin e djalit të ndjerë të Joe Biden. Një kongresmen nga Bronx, Eliot Engel, jo vetëm që mori bulevardin e tij, por fitoi fytyrën e tij në një pullë postare.

Kjo tingëllon si një shfaqje e çuditshme për The Sëamp, por është e vërtetë. Të gjitha u bënë të mundshme me 2 miliardë dollarë të parave të taksapaguesve amerikanë. Shtoni një faturë ekstra për trupat amerikane që ndodhen atje – jo për të mbrojtur vendin nga pushtuesit e huaj ose për të siguruar interesat jetike amerikane – por për t’i mbajtur vendasit të mos vr.asin njëri-tjetrin. Shfaqja “fr.eak” quhet Kosova. Kosova është një rrëmujë e pafund.

Provinca e zbërthyer në tokë ka vlera zero strategjike për Shtetet e Bashkuara. Më pak se gjysma e zonës së Vermontit, Kosova është shtëpi për një popullsi, pothuajse me madhësinë e Bronx. Aty ka pesë gjuhë zyrtare dhe dy alfabete. Tetëdhjetë përqind e të rinjve të saj nuk punojnë.

Sekretet e brumit të ardhur për bukën e shtëpisë, pse nuk e provoni?

“Bukë tradicionale me brumë”, me siguri e keni parë këtë frazë të varur në ndonjë nga vitrinat apo xhamat e furrave të bukës. Normalisht, me kalimin e viteve, sa vjen dhe më pak. Arsyeja? Sepse përgatitja e bukës me brumë është më e vështirë dhe merr më shumë kohë se sa ajo me maja. Megjithatë, buka e zënë me brumë të ardhur është shumë herë më e shijshme dhe mund të ruhet deri në një javë. Më brumë mund të përgatitim çfarëdolloj buke që të duam, sepse proceduara është e njëjtë me atë të majasë.

Edhe pse bëhet fjalë për një teknikë që merr më shumë kohë, nuk është e vështirë të përgatitësh një bukë të tillë shtëpie.

Përgatitja:

Merrni 1 filxhan miell gruri, pak kripë, ujë të vakët dhe filloni përzieni derisa të krijohet një masë e butë në formë rrethore. Më pas vendoseni në një enë dhe mbulojeni me një peshqir kuzhine. Ditën tjetër vazhdoni përzierjen duke shtuar 2-3 lugë miell dhe pak ujë të vakët. Të njëjtën gjë përsëriteni për 2-3 ditë, derisa brumi të fryhet dhe të fillojë të krijojë bulza në brendësi. Më pas lëreni pa e trazuar për 2-3 ditë të tjera.

Kështu keni përgatitur brumin, të cilin mund ta ruani në një enë të mbyllur në frigorifer dhe ta përdorni me masën e duhur sa herë dëshironi që të përgatitni bukë shtëpie.

Koronavirusi: Kancelarja Merkel flet pa dorashka, bën paralajmërimin e fortë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se kriza e koronavirusit është vetëm në fillimet e saj.

“Do të na duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”, tha ajo përpara Bundestagut duke i mëshuar idesë se duhet treguar “ zgjuarsi dhe kujdes me këtë sëmundje”.

Merkel theksoi se për të mposhtur epideminë nevojitet kohezion europian, dhe Gjermania, sipas saj, “ duhet të jetë e gatshme për kontribute edhe më të mëdha në buxhetin e BE-së”.

Fondet ekstra, sipas kancelares, duhet të sigurohen në “ frymën e solidaritetit” dhe për një kohë të kufizuar. “Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, shtoi Merkel. Sipas saj, disiplina maksimale është e domosdoshme që njerëzit t`I kthehen sa më shpejt një jetese të sigurtë.

“ Ne nuk mund dhe nuk duhet ta humbasim atë që kemi arritur deri tani”, shtoi ajo ndërsa përgëzoi efikasitetin e sistemit shëndetësor të Gjermanisë dhe asistencën e forcave të armatosura në luftën kundër Covid-19. Instituti gjerman, Robert Koch konfirmoi se rreth 146 mijë persona janë infektuar e gati 4.900 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani.

E gjeni dot se kush është aktorja më sipër ? Shikojeni se si duket ajo, pas 33 vitesh

Nje nga komedite me te bukura Shqiptare “Pallati 176”

A e mbani mend Pavlina Mani aktoren brilante?

Kjo e fundit e cila kishte rolin e ‘mamasë së Elsës’ në komedi, jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte kryeredaktori i Gazetës Shqiptare në SHBA, Dalip Grecka, ai që ndau disa foto të aktores me bashkëshortin e saj, Pirro Manin.

Siç e shihni në pamjet e publikuara, megjithëse kanë kaluar 33 vite, aktorja ka ndryshuar shumë pak.

Ajo tashmë mban syze dhe ka hapur ngjyrën e flokëve

Presidenti Thaçi sot e ka ditëlindjen, ja sa vite mbush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen, ku ka mbushur 52 vjet.

Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) në fshatin Burojë, Skenderaj është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin. Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane, shkruan Indeksonline.

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.