Ky është polici i Kosovës që e mbanë shpirtin me keksa

Pavarësisht diskutimeve, Policia e Kosovës e bënë punën e saj me shumë përkushtim dhe përgjegjësi, e kjo është lavdëruar disa herë edhe publikisht.

Policët, përditë janë para rreziqeve dhe kjo gjë e bënë punën e tyre sfiduese dhe jo më të bukurën e më të lehtën në botë, shkruan “Kosovarja”.

A respektohen aq sa duhet policët në këtë vend? Përgjigjen me gjasë e dini më së miri vetë ju.

Sot, gjatë orëve të pasdites, diku në Ulpianë u pa një policë thatanik me një qesë me biskota në dorë, teksa po kthehej në stacion.

Disa të rinjë, duke qeshur po thoshin me zë të lartë: “O axhi polic a me keksa po e mban shpirtin, a?”.

Ndodh edhe kjo!

128 pasagjerë përjetojnë tmerrin në ajër, çfarë ndodhi me avionin Boeing 767 (VIDEO)

Një avion Boeing 767 i kompanisë Air Canada, me 128 pasagjerë në bord, ia doli të rikthehej me sukses në aeroportin e Barajas në Madrid pas problemeve në motor dhe një gome të çarë që e detyroi pilotin të qëndronte në ajër për disa orë për të djegur karburantin, përpara se të ulej.

Avioni Boeing Co 767-300ER, i cili u nis nga aeroporti i Madridit me destinacion Toronton, u rikthye në aeroportin e Barajas pas 4 orësh me një grup makinash zjarrfikëse që e prisnin në pistë për shkak të dëmtimit të gomave.

Sipas një njoftimi zyrtar nga operatori i aeroportit, AENA, avioni ia doli të ulej në pistë pa asnjë lloj incidenti dhe pasagjerët u nxorën prej tij pa asnjë lëndim.

Ministri spanjoll i Transporteve, Jose Luis Abalos reagoi në Tëitter për ngjarjen e pazakonte duke falënderuar pilotin dhe stafin e tij mbështetës për ekspertizën e treguar.

E mbajti të fshehtë, futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë

Çifti e kishin mbajtur të fshehtë lajmin e bukur se do bëheshin prindër dhe pritën këtë ditë për ta ndarë me publikun. Bëhet fjalë për futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i cili është bërë sot baba për herë të parë.

Miloti dhe bashkëshortja e tij, Belkiz kanë postuar në rrjete sociale një foto me bebushin e porsalindur dhe janë shumë të lumtur që janë bërë prindër.

Çifti i ka vendosur djalit emrin Tian. “Ëndërro gjëra të mëdha vogëlush”, shkruan Miloti.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij u martuan në shtator të vitit të kaluar pas shumë vitesh së bashku.

“SHPlKJA” e shqiptarit që të Ië pa fjalë

Gramshiotët kanë shpikur një zjarrfikëse që të lë pa fjalë. Nga një kamion i vjetër i ushtrisë është krijuar një zjarrfikëse e re.

Ky inovacion që vjen nga Gramshi, ka një meritë të veçantë pasi kjo nuk është një zjarrfikëse e zakonshme, por e profilizuar për zonat malore të Gramshit.

Stafi i zjarrfikëseve në këtë qytet drejtuar nga i pasionuari Ilir Llapushi, ka mundësuar këtë shpikje interesante dhe funksionale për qytetin e Gramshit.

“Mora një kamion të vjetër të ushtrisë nga ata 4×4 ia hoqa karrocerinë dhe në vend të saj vendosëm kazanin bashkë me pompën e një zjarrfikëse të prishur. U bënë disa modifikime të tjera duke e përshtatur si zjarrfikëset e tjerë. Bëmë saldime, stukime, lyerje dhe ja më në fund një zjarrfikëse akull e re”, ka thënë ai për mediat shqiptare.

Iliri tregon se atij bashkë me stafin iu deshën mbi dy muaj punë që të ‘prodhonin’ zjarrfikësen e re.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ne prodhuam një zjarrfikëse për zonat malore. Gramshi ka terren të thyer dhe zjarrfikëset e zakonshme nuk mund të depërtojnë deri në vatrën e zjarrit. Këtë pengesë tani e zgjidh kjo makinë e re e aftë të përshkojë rrugë të vështira. Është një kamion ushtrie mjaft i fuqishëm. Me punën që kemi bërë mendojmë se do të kemi shumë rezultate”.

Harrojeni ujin me limon. Me këtë pije humbni 5 kg në vetëm 12 ditë

Humbja e peshës me përbërës të shëndetshëm dhe pa efekte anësore është një dëshirë e shumë njerëzve të cilët kanë probleme me kilet e tepërta.

Kjo është një sfidë më vete e cila kërkon vullnet dhe për më tepër duhen zgjedhur metodat më efikase që nuk shkaktojnë efekte anësore.

Uji me limon është pija më e zakonshme dhe më e thjeshtë që njerëzit përdorin. Por, harrojeni atë, sepse ky është trendi më i ri i eliminimit të kileve të tepërta.

Përzierja e ujit me qitro dhe rozmarinë do t’ju mahnisë me efektin e saj, sepse përshpejton metabolizmin tuaj në vetëm pak minuta.

Përbërësit:

½qitro.
1 degë e vogël ozmarinë.
1 gotë ujë të ngrohtë.

Përgatitja dhe përdorimi:

Shtydhni qitron dhe hidheni lëngun në një gotë me ujë të ngrohtë. Vendosni në të edhe një degë të vogël rozmarinë. Përziejini mirë dhe pijeni menjëherë. Rekomandohet të konsumohet me sotmakun bosh.

Kjo pije përveçse ka një shije të mirë, përshpejton metabolizmin tuaj në mënyrë të çmendur.

Qitro nuk ka kalori, ndaj do t’ju ndihmojë të humbni peshë brenda një kohe të shkurtër. Përdoreni këtë pije për 12 ditë në mënyrë që të humbni 5 kilogramë.

Shënim: Nëse jeni duke marrë ilaçe, mos e përdorni këtë pije, sepse qitro bëhet i rrezikshëm në këtë rast.

Ciljeta ben thirrjen e forte per te rinjte eshte bote kalimtare ndaj ndrysho

Kengetarja Ciljeta Xhilaga e shfaqur si nje besimtare myslimane e devotshme ka folur edhe per muajin e Ramazanit dhe agjerimin e saj.

Gjate intervistes se saj ne interviste ajo ka treguar edhe per te mirat e Nates se Kadrit (qe eshte sot) dhe i beri edhe nje thirrje prekese te rinjve duke i thene se te pakten sot te agjerojne me aq dije sa kane.

Ajo pranoi se ka vite qe agjeron dhe keshtu ka kuptuar se “jemi ne dore te Zotit, jemi kalimtare ne kete jete”. Ndaj ajo shprehet se sa me shume te jene njerezit ne namaz aq me mire do te ishte e me tej vazhdon per Naten e Kadrit.

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ata që nuk dinë të falen, ka të bëjë nijeti, sugjeroj që të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe të thonë Bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe se është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem fëmijën mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruajë Zoti nga çdo gjë e keqe.

Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, u shpreh Çiljeta.

Habibi në lot, lutje Allahut: Babai dhe më shumë se 20 familjarë, me koronavirus

I tronditur dukshëm, Habib Nurmagomedov (Khabib) postoi një video në Instagramin e tij në të cilin komentoi buletinin shëndetësor të babait të tij Abdulmanap.

“Ditët e fundit, media ka shkruar shumë për babanë tim”, tha kampioni i UFC, duke shtuar:

“Babai im është në një gjendje shumë të rëndë në spital. Ai kishte komplikime në zemër të shkaktuara nga koronavirusi. Ai pati një operacion në zemër vitin e kaluar, dhe për shkak të koronavirusit duhej të shkonte për një operacion të ri. Ai është në një gjendje shumë, shumë të vështirë.

Lusim Allahun që ta mëshirojë, ta shërojë dhe të kthehet te ne. Faleminderit për të gjithë ju që më dërgoni mesazhe mbështetjeje dhe pyesni për gjendjen e babait tim. Allahu na ndihmoftë të gjithëve”.

Habibi gjithashtu deklaron se më shumë se 20 njerëz në familjen e tij janë infektuar me koronavirus.

“Nuk po flas për njerëz që njoh, por për të afërm të afërt. Disa prej tyre janë gjithashtu në kujdesin intensiv. Disa nga njerëzit që njoha gjithashtu vdiqën … Unë u bëj thirrje të gjithë dagestanasve që të marrin seriozisht koronavirusin. Virusi nuk zgjedh. Ai nuk intereson se cili është emri ose mbiemri juaj, ku punoni, pavarësisht nëse jeni i pasur apo i varfër. Të gjithë sëmuren. Ne mund ta mposhtim vetëm atë të bashkuar”, thekson Habib

Ky shofer meriton medalje të arit, shpëton fëmijën pa e shkelur

Një video e cila po qarkullon në rrejtet sociale shihet se si një shofer i një kamioni ka ndalur automjetin e tij në vend. Në këtë video shihen disa fëmijë duke e kaluar rrugën dhe në atë moment po vije një kamion me një shpejtësi të madhe, por ndalja në vend e kamionit nga shoferi ka qenë e hatashme

Pëllumb Pipero surprizon Arbana Osmanin, i dërgon në zyrë dhuratën që nuk e priste: Je shumë i mirë doktor!

Të shtunën mjeku i njohur, Pëllumb Pipero u surpriza në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, të Arbana Osmanit e cila e falenderoi për gjithçka që ai ka bërë gjatë kësaj kohe.

Pas kësaj surprize, Pipero ka menduar ta falenderojë Arbanën duke i dërguar një buqetë me lule në zyrë.

Arbana e ka postuar në Instagram buqetën me lule të bardha teksa tregon pusullën ku shkruhet: Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”.

“Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”, dëgjohet të thotë Arbana.

Ministria e Financave njofton kur do t’i marrin paratë, kategoritë tjera!

Janë me dhjetëra mijëra punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, si dhe me mijëra biznese që kanë parashtruar kërkesa në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në mënyrë që të përfitojnë mbështetje nga pakoja emergjente fiskale e Qeverisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve nga të gjitha kategoritë shoqërore, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179,6 milionë euro.

Gjatë muajit prill, pagesat prej 170 eurosh, kanë dalë për disa kategori të caktuara, por jo për të gjithë siç ishte paraparë në pakon emergjente të implementuar nga ekzekutivi.

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, thotë për GazetaBlic, se edhe kategoritë e tjera pritet t’i marrin të hollat nga kjo pako, gjatë kësaj jave.

Ai tutje thotë se nuk e di se kur do të përfundojnë të gjitha pagesat.

“Këtë javë fillojnë që t’i marrin edhe kategoritë tjera, sikur ata që i kanë marrë nga 170, por se kur pritet të përfundojnë të gjitha nuk e di”, tha Krasniqi.

Shumë biznese janë ankuar që ende nuk kanë marrë asnjë cent nga Pakoja Emergjente, edhe pse tashmë jemi në fund të muajit maj.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, fokusi i parë i masave të kësaj pakoje janë përfituesit e skemave sociale, që marrin më pak se 100 euro në muaj. Ai shtoi se në tre muajt e ardhshëm do t’u ndahen nga 30 euro shtesë.

Ministria e Financabe kishte paralajmëruar se biznese private të cilat e kanë ndërprerë apo kufizuar veprimtarinë e tyre ekonomike gjatë masave të Qeverisë kundër COVID-19 do të jenë përfitues të pakos emergjente

Nga pakoja emergjente do të përfitojnë edhe marketet, furrat dhe barnatoret, Qeveria ka paraparë shpërblim edhe për punëtorët e këtyre sektorëve.

Anash nuk do të mbesin as kompanitë vetë prodhuese, Qeveria ka parashikuar ndihmë edhe për ato kompani që kanë ruajtur fuqinë punëtore gjatë kësaj krize, dhe që fillojnë prodhimin e produkteve të reja apo që rrisin eksportet.

Kategoritë e tjera që do të përfitojnë nga kjo pako, janë: Stafi mjekësor, Policia dhe Zjarrfikësit; Komunat; Komunitetet pakicë; Bujqësia; Sporti dhe kultura.