Rama prezantoi projektin për Teatrin e ri në Tiranë

Rama prezantoi projektin për teatrin e ri në Tiranë Shembja e objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ditë më parë solli reagim të gjerë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Rrënimi i objektit të teatrit në kryeqytetin shqiptar, u shoqërua edhe me protesta të mëdha, ku pati arrestime dhe përplasje të forta me policinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka publikuar projektin e ri, se si do të duket objekti për teatrin e ri. dhe per fund shty pinii rek lamnat për të na ndihmuar financiarisht që ta mbajmë sa më mirë! Ai tha se projekt-ideja është konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. “Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”, shkroi Rama.